Subscribe

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur fajtorë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Trupi gjykues dha vendimin për dënimin e Albin Kurtit dhe Donika Kadaj Bujupi me 1 vit e 3 muaj liri me kusht, per Albulena Haxhiun 1 vit e 3 muaj dhe per Faton Topallin 1 vit e 2 muaj liri me kusht.

 

Gjatë një konference për shtyp, Deputetja Donika Kadaj-Bujupi, tha se të gjitha veprimet e tyre në Kuvend kanë qenë të drejta dhe të duhura.

 

Ndërsa deputetja Albulena Haxhiu, u shpreh se sot u dëshmua se nuk dënohen kriminelët në Kosovë, por dënohen aktivistët dhe deputetët që mbrojtën Republikën”.

 

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili një ditë më parë dha dorëheqjen, Visar Ymeri, me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook, shkruan se dënimet ndaj deputetëve janë treguesi më i mirë për qëllimin politik të çështjes.

 

Kurti e Kadaj Bujupi, u arrestuan rreth një muaj më parë, për shkak të shkeljes së masës së arrestit shtëpiak.

 

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, për më shumë se 6 muaj organizuan protesta dhe bllokuan punën e parlamentit me gaz lotsjellës. Ata kundërshtuan marrëveshjet e arritura me Serbinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ate per kufirin me Malin e Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *