Subscribe

Ministria e brendshme do ti paraqesë parlamentit së shpejti propozimet për ndryshime në kodin penal që parashikojnë ashpërsimin e masës së dënimit për ata që kundërshtojnë dhe godasin punonjësin e policisë.

 

Aktualisht kjo vepër përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë deri në një vit burgim ose deri në 7 vjet, kur kryhet në bashkëpunim dhe ushtrohet dhunë me qëllim për ta penguar punonjësin e policisë të kryejë detyrën.

 

Sipas burimeve parlamentit pritet ti propozohet që masa e dënimit për këtë vepër të mos fillojë më me gjobë sic është aktualisht, por me 3 muaj burgim.

 

Nismën për ndryshime në kodin penal e paralajmëroi pak ditë më parë ministri Sandër Lleshaj gjatë një takimi me punonjësen e policisë Ina Nuka e cila u dëmtua në dorë nga një kapsollë i fuqishëm gjatë një proteste, dhjetorin e kaluar.

 

Por kjo efektive nuk është e vetmja e dëmtuar gjatë protestave të dhunshme që janë zhvilluar gjatë muajve të fundit.

 

Rreth 40 efektivë të tjerë janë lënduar për shkak të mjeteve të fuqishme piroteknike por edhe të sendeve të forta që janë hedhur në drejtim të tyre.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *