Gjykata e Fierit dha masën e sigurisë arrest me burg për 37-vjeçarin Arben Muça, një nga autorët e grabitjes në Fier, ku gjatë shkëmbimit te zjarrit me policinë mbeti i vrarë 20-vjeçari Xhuljano Sollaku. Masa e sigurisë për Muçen u dha në mungesë të autorit, i cili ndodhet ende në spitalin rajonal të Fierit. Avokati deklaroi se klienti i tij nuk mbante mend asgjë dhe është i shokuar.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi me 23 mars në Fier. 4 persona kishin shkuar për të grabitur ne apartamentin e Minella Mucit. Pas dështimit te tentativës per te hapur derën, grabitësit u përplasen me arme me policinë. Për pasoje mbeti i vdekur një prej tyre dh 37-vjeçari Arben Muca u plagos. Dy autoret e tjerë u larguan nga vend i ngjarjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *