Subscribe

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” këtë të shtunë për Endrit Zelën, i arrestuar dy ditë më parë bashke me Endrit Qyqjan, si pjesë e bandës që drejtohej nga Emiljano Shullazi.
Zela, u prangos në ambientet e dhomës së takimeve në burgun 313, teksa priste të takonte dajën e tij, Emiljano Shullazi, ndërsa shoku i tij Endrit Qyqja u arrestua brenda një lokali, pranë institucionit të burgut. Ky është momenti, kur 2 të akuzuarit për gjobvënie, lanë ambientet e Gjykatës, teksa më herët, Zela e Qyqja nuk pranuan akuzat e ngritura ndaj tyre. Në shenjë revolte, ata nuk pranuan edhe avokat, duke detyruar trupin gjykues, të caktojë një mbrojtës kryesisht. Endrit Zela dhe Endrit Qyqja, akuzohen se në bashkëpunim me Emiliano Shullazin, kanë kërcënuar dhe kanë marrë ish-hotel Vollgën dhe shuma të konsiderueshme parash biznesmenit Ylvi Beqja, i cili së fundmi ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, duke treguar se si është kërcënuar dhe grabitur prej Emiliano Shullazit dhe bashkëpunëtorët e tij. Prokuroria për Krime të Rënda ka siguruar si provë materiale të gjitha trasanksionet bankare, që biznesmeni i ka dërguar anëtarëve të bandës së Shullazit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *