Kampionati gjerman do të riniset në 15 maj. Kështu të paktën bëjnë të ditur Reuters dhe Bild, media që thonë se ky do të jetë vendimi që do të dalë nga takimi online mes Merkel dhe drejtuesve te Landeve në program për tu mbajtur ditën e mërkurë.

Gjasat janë që bundesliga të mbyllet me 30 qershor.

Sipas “Bild”, mbetet ende për tu vendosur se nga cila javë e kalendarit do të rinisë bundesliga.

Njëra mundësi është që turneu të rinisë aty ku u pezullua, në javën e 26. Version tjetër është që në datë 15 maj të luhet java e 34 , e parashikuar sipas kalendarit të rregullt.

Megjithatë pavarësisht kësaj gjëje, e sigurtë tashmë është se 9 javët e mbetura të Bundesligës do të luhen.

Kjo gjë pavarësisht se janë regjistruar edhe 10 raste të lojtarëve që kanë dal poziiv me Covid-19 nga 1724 tamponë të kryer.

Shumica e klubeve gjithsesi vazhdon normalisht stervitjet. Mes tyre edhe Bayern, lojtaret e te cilit punojne ne grup, normalisht sic ndodhte edhe para pandemise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *