Vetëvrasje per Herten ne përpjekje per te çimentuar vendin e trete ne renditje, qe përkthehet pjesëmarrje ne Uefa Champions League sezonin e ardhshëm. Ne sfidën hapëse te javës se 28 te bundesliges, skuadra nga Berlini nuk shkoi me shume se barazimi 2-2 me vendin e fundit Hanover, duke ndjere gjithmonë dhe me shume presionin nga Borusia Monchengladbah qe pozicionohet e katërta ne klasifikimin e përgjithshëm. Pritej te ishte nje ndeshje rutine per berlinezet qe ne minutën e 3 zhbllokuan shifrat me Ibisievic. Por 15 minuta me vone miqtë barazuan me Sobiech. Jashtë çdo parashikimi Hanover qe ndodhet 10 pike larg zonës se shpëtimit, përmbysi gjithçka ne pjesën e dyte, duke kaluar për here te pare ne avantazh ne minutën e 58 me Shmidebah. Goli i barazimit per vendasit erdhi ne minutën e 72 nga i mirënjohuri Salomon Kalu, nje rezultat qe nuk ndryshoi deri ne fund te takimit. Lion ju afrua vendit te dyte ne France, teksa mori nje fitore me mjaft vlera ne Montepelier 2-0 ne javën e 33 te kampionatit francez. Golat per miqtë u shënuan qe ne pjesën e pare dhe mbajtën firmën e Maxwell Cornet ne minutat 34 dhe 40. Me ketë fitore Lion i bashkëngjitet Monakos ne vendin e dyte ne kuotën e 55 pikëve. Francezet çojnë dy skuadra direkt ne fazën e grupeve te Champions League, ndërsa vendi i trete merr pjese ne raundin kualifikues.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *