E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:10 Në vijim ora 04:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Bundesliga, Bayern në vend të parë

Bayerni shpartalloi Dortmundin 5-0 ne ta ashtuquajturën klasikja e Gjermanisë duke marre kreun e renditjes ne javën e 28 te Bundesliges.

 

Një ndeshje pa histori ne Alianc Arena me ritëm te larte nga ana e bavarezeve te cilët gjeten rrjetën qe ne minutën e 10 me qendërmbrojtësin Humels.

 

Reklamë

Pas golit te shënuar entuziazmi ne maje për te zotet e shtëpisë qe 7 minuta me vone dyfishuan shifrat me Levandovski.

 

Pas disa ndërhyrjeve, portieri zviceran Burki u detyrua te dorëzohet përsëri ne fundin e pjesës se pare duke pare presionin asfiksues te Bayernit.

 

Ne minutën e 41 Martinez shënoi golin e trete ndërsa dy minuta me vone Gnabri shënoi edhe te katërtin.

 

Përballë një kundërshtari te shpartalluar edhe pjesa e dyte foli për bavarezet shume pranë golave te tjerë me Gnabri dhe Alaba.

 

Dortmund tërësisht inegzistent ndërsa 1 minute nga fundi Levandovksi shënoi një tjetër gol duke vulosur fitoren 5-0.

 

Bayerni rikthehet te vendosi diktatin ne Bundeslige tashme ne vend te pare me 1 pike me shume por edhe një diference prej 15 golash nga rivalet e Borusia Dortmund ne rënie te lire prej kohesh

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë