Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të mërkurën janë regjistruar 24 viktima me koronavirus.

Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 1.029 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 13.084 mostrave.

Këto shifra nënkuptojnë se shtat për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë.

Aktualisht 22.223 persona janë aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 153.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.685 kanë vdekur.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 329.246 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 626.565 persona kanë marrë dozën e parë.

Deri më 8 shtator në orën 15:00 është vaksinuar 18.6 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *