Ashtu si në pjesën më të madhe të Europës, edhe në Britaninë e Madhe këtë të enjte ka pasur një bum rastesh të reja me COVID-19 por edhe viktimash.

Për herë të parë që nga shfaqja e koronavirusit në Angli, numri I viktimave brenda një dite I ka kaluar 100. Referuar Ministrisë së Shëndetesisë, këtë të enjte kemi në total 578 viktima. Ndërkohe një ditë më parë shifra ishte 463 cka do të thotë se brenda 24 orëve te fundit kanë humbur jetën 115 njerez.

Ndërkohe numri I të infektuarve po shkon drejt 12 mijë, pasi vetëm në 24 orët e fundit ka pasur rreth 2200 raste të reja në raport me të mërkurën.

Ndërkohe bëhet e ditur se deri tani në mbare vendin janë bërë 105 mijë analiza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *