E premte, 2 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Bulqizë/ U rrëzua në kasollen e bagëtive, 60-vjeçarja përfundon me helikopter tek Trauma

Një grua rreth 60 vjeçe nga Fushë Bulqiza ka përfunduar në spitalin e Traumës këtë të shtunë. Dyshohet se Sh. B (Shazie Balla) ka rënë nga një lartësi në stallën e bagëtive, duke pësuar dëmtime të rënda.

 

Reklamë

 

 

Menjëherë është transportuar për në spitalin e Bulqizës, por mjekët kanë vendosur transportimin për spitali universitar i Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë. Mjeku i spitalit të Bulqizës Shahin Kaja tha se gjendja e pacientes ishte shumë e rëndë për shkak të plagës që kishte në kokë por edhe në bark. Nisur nga gjendja e saj, Kaja u shpreh se ishte domosdoshmëri transportimi me helikopter drejt Traumës në Tiranë.

 

 

 

Rrëzimi në kallosen e bagëtive ka qenë deklarata e familjarëve të saj, të cilët kanë thënë se po ushqente bagëtinë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë