Subscribe

Tjetër aksident tragjik, ketë radhe ne nje fshat te Bulqizës. Tre persona humben jetën teksa makina me te cilën udhëtonin doli nga rruga ne hyrje te fshatit Trebisht rreth orës 15.00. Policia beri te ditur se nga përplasja e fortë ka lëne te vdekur Azem Karabrahimin 21 vjeç, Elena Bajramin 32 vjeçe dhe Musa Nuredinin 55 vjeç. Dëshmitaret thane se ata nuk kanë mundur t’i mbijetojnë aksidentit fatal. Nga goditja e automjetit ka mbetur i plagosur rende edhe 27-vjeçari Gentian Sula. Ai është transportuar menjëherë në Dibër të Madhe te Maqedonisë për të marrë ndihmën mjekësore. Mësohet se Sula është ende në gjendje kritike për jetën. Sipas të dhënave të para të policisë së Dibrës që ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, mjeti tip “Opel Astra” me targa AA 791 JY me të cilin udhëtonin katër personat ka humbur kontrollin e me pas ka dalë nga rruga e ka rënë në humnerë. Burime nga policia bënë të ditur se të katër personat po udhëtonin drejt Dibrës se Madhe per te marre pjese ne nje dasme. Ekspertet ndërkohe kane nisur hetimet, ndërsa dyshimet me te mëdha janë se shkak i aksidentit ka qene shpejtësia.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *