E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Bulqizë, terror mbi inspektorët e ISHMPUT

Një tjetër përplasje mes inspektorëve të Inspektoritatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit ka ndodhur mbrëmjen e të dieles në masivin pyjor të Kaptinës së Martaneshit në Bulqizë.

 

Grupi i inspektorëve që kishte ngritur një pikë kontrolli në rrugën drejt Tiranës mësohet se është kërcënuar nga disa persona që ndodheshin në dy fuoristrada. Kërcënimi me armë zjarri është bërë teksa inspektorët kishin ndaluar një kamion që po transportonte lëndë drrusore.

 

Inspektorët kanë lajmëruar policinë e Bulqizës e cila mësohet se është nisur drejt vendit të ngjarjes. Po ashtu mësohet se është lajmëruar edhe policia e Tiranës pasi dyshohet se autorët janë larguar drejt kryeqytetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë