Në Bulqizë situata vijon të jetë shqetësuese me helmimet nga uji i pijshëm.

 

Këtë të martë numri i të prekurve nga helmimi ka shkuar në 120.

 

Simptomat vijojnë të jenë të njëjta, dhimbje barku dhe diarre.

 

Deri tani dyshimet më të mëdha të shkaqeve të këtij helmimi masiv mbetet uji i pijshëm, ndonëse në analizat e bëra në laboratorin e Peshkopisë ka rezultuar i pastër.

 

Ndërkohë një grup specialistësh nga ISSH ka mbëritur në Bulqizë për të marrë kampione të tjera për analiza më të thella.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *