Një minator 55 vjeçar mbeti i plagosur rëndë këtë të premte në galeritë e minierës së Bulqizës. Ngjarja ndodhi në nivelin 14 teksa 55 vjeçari Naim Gjoka ishte në frontin e punës kur u godit nga një masiv shkëmbor. Kolegët i dhanë ndihmën e parë, duke e nxjerrë jashtë minierës e më pas u transportua për në Spitalin e Bulqizës. Për shkak të gjendjes së tij, ai u dërgua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Grupi hetimor mbërriti në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Në minierat e Bulqizës ngjarje te tilla kane qene te shpeshta. Vetëm vitin e kaluar humben jetën 6 minatorë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *