E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Bulqizë/ Nëna me 2 fëmijët e saj dyshohet se u helmuan nga bombola e gazit

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mesditën e kësaj të premteje në fshatin Ostren të Bulqizës.

 

Reklamë

Sipas njoftimit të policisë, humbën jetën nëna Rajmonda Tola, 40 vjeç dhe dy fëmijët e saj, një vajzë e një djalë Fatjon Tola. Paraprakisht, policia dyshon se ata janë helmuar nga bombola e gazit.

 

Ndërkohë, në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe vajza tjetër 16-vjeçare. Efektivët janë në vendngjarje për të hetuar mbi shkaqet.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë