E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Bulqizë, makina shkrumbohet nga flakët

42-vjeçari Shkëlqim Çela që u dogj rëndë mbrëmjen e së premtes në Bulqizë, ka humbur jetën pasditen e së shtunës. Shkak për këtë u bë makina që u shkrumbua nga flakët në aksin nacional Bulqizë – Klos, në vendin e quajtur Qafa e Buallit.

 

Policia e cila mbërriti në vendngjarje arriti ne përfundimin se makina, e cila lëvizte në drejtim të Fushë Krujës mori flakë në ecje e më pas u shkrumbua plotësisht.

 

Reklamë

Kanë qenë kalimtarë të rastit të cilët pikasën zjarrin e  gjetën 42-vjeçarin pak metra larg mjetit. Ata transportuan Çelën në spitalin e Bulqizës dhe sipas mjekëve, ai ishte djegur në 70 përqind të trupit, ndaj u bë menjëherë transportimi në Tiranë për mjekim më të specializuar.

 

Paraprakisht shkak i djegies së mjetit dyshohet një shkëndijë elektrike në bateri. Policia tha se drejtuesi i cili ndodhej i vetëm në makinë ka tentuar fikjen e zjarrit, ku për pasojë ka humbur edhe jetën.

Më shumë video

Reklamë