Një zjarr i fuqishëm përfshiu një godinë banimi në lagjen e vjetër të Bulqizës mbrëmjen e kaluar.

Mësohet se objekti i djegur ndodhet pak metra mbi qendrën sociale dhe në të banonin katër familje. Ende nuk dihet se sa banorë ishin brenda në momentin e rënies së zjarrit dhe nëse ka të lënduar, ndërsa flakët kanë shkrumbuar gjithçka.

Aa ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka mundur ta vërë nën kontrolloj zjarrin e madh i cili dogji gjithçka.

Policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë, por ende nuk ka një pistë të shkaqeve të rënies së zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *