E enjte, 8 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Bulqizë, “i forti” i qytetit tenton të vrasë një 41 vjeçar

Një konflikt që mendohet të ketë qenë i çastit ka përfunduar në nxjerrjen e armës nga shtetasi Alban Taçi që njihet në qytetin e Bulqizës si një ndër “të fortët”. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mesditën e kësaj të diele por vetëm tani është bërë publike.

 

Reklamë

Në njoftimin e policisë Dibër, thuhet se në vendin e quajtur “Unaza e Re,”  Bulqizë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të shtetasit B.D, 41 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në dorë dhe pasi ka marrë ndihmë mjekësore ka dalë nga spitali.

 

Reklamë

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ka arritur të bëjë identifikimin dhe shpalljen  në kërkim e shtetasve:  A.T, 26 vjeç, dhe M.T, 32 vjeç, (vëllezër) si autorët e dyshuar të kësaj ngjarje.

 

Sipas policisë lokale ngjarja dyshohet se ka ndodhur  për motive të dobëta. Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona për kapjen e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë