E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Bulqizë/ Gjendet pa shenja jete i riu 33-vjeçar, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Bulqizë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 06:50, në lagjen “Minatori”.

Një 33-vjeçar është gjetur pa shenja jete ku nga veprimet paraprake të kryera nga Policia dyshohet se është hedhur nga një pallat.

Bëhet fjalë për G.S, rreth 33 vjeç, lindur në Tiranë.

Reklamë

Policia në informacionin e sjellë për mediat njofton se viktima është (endacak dhe me probleme të shëndetit mendor).

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë