E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Bulqizë, bie numri i të paraqiturve në spital me helmim

Kjo e mërkurë ka qenë më e qetë në spitalin e Bulqizës, ku bëhet me dije se janë ndaluar rastet e helmimeve që nisën nga e shtuna e kaluar.

 

Reklamë

Ndërkohë kujtojmë se të martën kanë qenë 7 raste të reja që janë paraqitur për të marrë ndihmë pranë spitalit. Me gjithë situatën që duket e qetë, banorët e lagjes së vjetër në Bulqizë vijojnë të mos e konsumojnë ujin e rrjetit, nga frika e helmimit.

 

Aktualisht qytetarët po furnizohen nga burime natyrale jashtë qytetit.

 

Megjithëse një ditë më parë ISHP deklaroi se uji i rrjetit nuk ka ndotje mikrobiale, priten analizat fiziko-kimike dhe ato toksikologjike për të vërtetuar që helmimi i rreth 120 personave nuk ka ardhur nga uji i rrjetit.

 

Policia e Bulqizës vijon hetimet për rastin pas inspektimeve të depove të ujit mbi qytet si dhe veprës së marrjes në një nga ish galeritë e minjerës së Bulqizës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë