Subscribe

Numri i aksidenteve ka mare përmasa te frikshme ketë fillim maji. Edhe bilanci është tronditës: vetëm ne njëmbëdhjete ditët e para të muajit kane humbur jetën 8 persona mes tyre dy fëmije, e kane mbetur te plagosur 13 të tjerë. Mbrëmjen e se mërkurës nje 30 vjeçar ka humbur jetën ne Durrës. Viktima quhet Jetmir Rexhai, i cili është përplasur me një makine teksa po kalonte rrugën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar për ne polici, ndera Prokuroria po heton për shkaqet. Ndërkohë gjate mëngjesit te së mërkurës rreth orës 03:35, një tjetër aksident i ka marrë jetën një 30 vjecari nga Vlora. Edison Kosova po udhëtonte me motor kur u përplas me një furgon mallrash. Policia ka shoqëruar shoferin Rami Rama. Ndërkohe pasditen e të martës nenë e bir kanë mbetur të plagosur në Bulqizë pasi makina Audi, me të cilën udhëtonin, është rrokullisur disa herë ne vendin e quajtur Vajkal. Me herët ne aksin Levan-Vlore humbi jetën edhe një bari 55 vjeçar, i cili u godit fatalisht nga një fuoristrade BMV X6.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *