Nëse Maqedonia dëshiron të bëhet anëtar me të drejta të plota në NATO dhe BE, duhet të plotësojë më pare detyrimet që ka me Bullgarinë.

 

Kështu është shprehur zëvendës kryeministri i Bullgarisë Krasimir Karakachanov për një media lokale. Numri dy i qeverisë bullgare theksoi se vetëm nëse historia e vërtetë e Maqedonisë do të zëvendësojë falsifikimin e saj prej 70 vjetësh në librat shkollorë, atëherë do të jetë i bindur se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur.

 

Ai shtoi se nëse bullgaria nuk është e sigurt për plotësimin e kritereve të Shkupit, anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Europian do të bëhet realitet me shumë vështirësi.

 

Pas nënshkrimit të protokollit të aderimit në Bruksel, duhet të kryhet ratifikimi në parlamentet e vendeve anëtare, ku bën pjesë dhe Bullgaria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *