Bullgaria nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për bllokimin e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Ministri i ri i Jashtëm i Bullgarisë, Svetlan Stojev, në një konferencë  për shtyp tha se pozicioni i tyre është dakordesuar në Parlament.

 

SVETLAN STOJEV

MINISTRI I RI I JASHTËM I BULLGARISË

“Qëndrimi i Bullgarisë u pranua me konsensus midis të gjitha partive politike në parlamentin bullgar. Si qeveri e përkohshme, ne nuk kemi asnjë autorizim për ta ndryshuar atë.”

 

Kryediplomati bullgar theksoi se Sofja është e gatshme të vazdojë dialogun me Shkupin.

 

 “Por unë mund t’ju siguroj se ajo çka varet nga kabineti i përkohshëm  eshte vazhdimi i  dialogut.Më tej gjithçka është në duart e zyrtarëve në Maqedoninë e Veriut. Ata e dinë shumë mirë pozicionin bullgar dhe nuk duhet të spekulojnë se do të ketë ndonjë ndryshim në dy ose tre muajt e ardhshëm.”

 

Qeveria e re, e udhëhequr nga Stefan Yanev ,do të drejtojë Bullgarinë deri në zgjedhjet e parakohshme të caktuara për 11 korrik.

 

Sofja kërkon që Shkupi të pranojë që kombi dhe gjuha e Maqedonisë së Veriut kanë rrënjë bullgare dhe dëshiron që ajo t’i japë fund retorikës anti-bullgare.

 

Por Maqedonia e Veriut thotë se identiteti dhe gjuha e saj nuk janë të hapura për diskutim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *