E martë, 10 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Bullgaria lehtëson masat e udhëtimit me Serbinë dhe Greqinë​

Bullgaria ka thënë se është pajtuar me Greqinë dhe Serbinë që të lehtësojnë disa masa të kufizimit, të zbatuara me qëllim të luftimit të koronavirusit të ri.

“Ne jemi pajtuar me Greqinë që nga 1 qershori të lejojmë udhëtimin pa karantinë për njerëzit që udhëtojnë për biznes, çështje familjare dhe arsye humanitare”, ka thënë kryeministri, Boyko Borisov para gazetarëve.

Duke folur pas një bisede telefonike me liderë grekë, rumunë dhe serbë, Borisov ka thënë se Sofja dhe Beogradi janë arritur pajtueshmëri, derisa ka thënë se shpreson qe edhe Rumania t’i bashkohet shpejt iniciativës.

Bullgaria ka mbyllur kufijtë për shumicën e udhëtarëve në mes të muajit mars, në kuadër të masave izoluese.

Reklamë

Kthimi i diplomatëve, punëtorëve sezonalë dhe shtetasve bullgarë është mundësuar me kusht të zbatimit të karantinës dyjavore.

Bullgaria ka liruar këtë javë masat e izolimit, teksa është raportuar për rënie të numrit të të infektuarve.

Ky shtet anëtar i Bashkimit Evropian ka raportuar 24 raste të reja më 19 maj, duke e rritur numrin total të të prekurve me koronavirus në 2,259. Prej tyre, 112 kanë vdekur./ REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë