E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bullgaria: Ju mbështesim në BE

Bullgaria mbështet integrimin europian të Shqipërisë dhe do të shtyjë më tej vendimin për çeljen e negociatave për anëtarësim të vendit tonë. Deklarata u bë nga nënpresidentja e Bullgarisë Iliana Iotova, gjatë takimit me presidentin e republikës Ilir Meta.

 

Iotova e siguroi kreun e shtetit shqiptar se Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor do të ketë një vëmendje të veçantë gjatë presidencës bullgare, për të rikthyer edhe njëherë vëmendjen e BE-së ndaj këtij rajoni. Presidenti Meta, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë