E diel, 8 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 29 minuta më parë
Video · Sociale

Bulizmi ndikon në shtimin e vetëvrasjeve

Te mësuarit nuk është beteja e vetme për nxënësit e shkollave. Dhuna dhe reagimet ndaj saj janë shqetësimi me i madh i fëmijëve sot. Bulizimi siç njihet ndryshe, po shfaqet edhe tek fëmijët e vegjël. 10 – 11-vjeçaret, vajza e djem, tregojnë se si fyhen, persekutohen dhe përbuzen me sharje dhe nofka nga moshataret e tyre. Ndërsa nga me te rriturit apo te fortët siç i cilësojnë ata, provojnë edhe dhune fizike. Ndërsa ne shkollat e mesme bulizimi shfaqet ne forma te tjera. Dhuna fizike ne gjimnaze është me prezente. Psikologe pranë shkollave tregojnë per raste te shtuara te bulizimit. Fëmijët me probleme familjare jane me te pritur për te ushtruar dhune ndaj atyre qe i konsiderojnë te dobët. Bulizimi shkakton mbyllje te vetvetes te fëmijët, tërheqje nga shoqëria dhe mosinteresim per jetën. Shpesh ky fenomen është cilësuar si shkaktar i vetëvrasjeve tek te rinjtë. Sipas një vrojtimi te kryer dhe prezantuar nje dite me pare nga Këshilli i Evropës, nxënësit bien viktima te bulizmit te paktën 2 here ne muaj. Ne çdo klase ka te paktën nje fëmijë qe përjeton forma te ndryshme te dhunës. Ky fenomen është me i përhapur tek moshat 11 deri 15 vjeç.

Më shumë video

Reklamë