Banoret qe preken nga prishja e banesave për shkak te ndërtimit te Bulevardit, kane dale serish ne proteste. Ata janë ulur ne pjesën ku po kryhen punimet, duke i kujtuar drejtuesve vendore, por dhe qeverise, se nuk kane marre asnjë kompensim për pronën apo objektin qe është shembur. Por ashtu si dhe me herët, Bashkia e Tiranës sqaron se procesi i kompensimit, po kryhet nga qeveria, ndërsa administrata e bashkisë, po bën shpërndarjen e fondeve. Gjate nje takimi ndërlidhës te njësive administrative ne Tirane, kryetari Erion Veliaj, përsëriti se nuk do te ketë ndërprerje te punimeve ne asnjë prej projekteve madhore, përfshire edhe këtë te Bulevardit. Madje, sipas kryebashkikut, do te zhvillohen dëgjesa me qytetaret. Zgjatimi i Bulevardit dhe kthimi i qendrës se Tiranës ne zona vetëm për këmbësoret, janë disa nga projektet kryesore te Veliajt, qe synon t’i mbylle brenda mandatit te tij.