Produktet kozmetike kanë një rëndësi të madhe përsa i përket figurës femërore. Diskutimi më i madh i femrave në lidhje me këto është cilësia e tyre.

 

Jo të gjitha produktet u përshtaten tipeve të lëkurës, ndaj ju duhet ta njihni mirë këtë të fundit! Kremrat hidratantë vijnë në trajtë emulsioni apo kremoze, fondatinat në trajtë pudre apo të lëngshme…ajo që ju duhet të bëni është të mësoni se çfarë lloji lëkure keni në mënyrë që të përdorni produktet e duhura.

 

Megjithatë lëkura, si vija e parë e sistemit imunitar, është një organ me miliona receptorë që përgjigjen ndaj agjentëve të jashtëm, kur diçka nuk shkon! Ndaj më poshtë do të rendisim 4 shenjat që ju jep lëkura kur produkti që keni blerë nuk bën për ju

Kruajtje 
Sinjali i parë që dërgon lëkura është kruajtja dhe mund të jetë tregues i një alergjie. Nëse një produkt ju shkakton kruajtje ndërpriteni menjëherë përdorimin dhe konsultohuni me një dermatolog.

Djegie
Nëse ndjeni thumbime në siperfaqen e lëkurës, kjo ndodh sepse trupi juaj është inflamuar dhe mund të kaloni ndonjë infeksion të lehtë. Shumë njerëz që vuajnë nga eczema apo rosacea ndjejnë djegie kur përdorin produkte të ndryshme kozmetike pasi mund të kenë përbërës shumë të ashpër për lëkurën tuaj.

 

Skuqje

Inflamacioni shpesh shoqërohet me dhimbje ose kruarje, por ndonjëherë mund të jetë një problem edhe më serioz i mbuluar nën lëkurë. Qëndro larg produkteve që të skuqin lëkurën dhe të irritojnë.

 

Puçrrat janë një tjetër shenjë që lëkura juaj nuk po i toleron produktet me të cilat po lyeni lëkurën./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *