Shqipëria do t’i mirëpresë qytetarët afganë edhe nëse do të duan të qëndrojnë më gjatë në vendin tonë. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në një intervistë për rrjetin britanik BBC.

 

“Ne jemi ftuar që ti mirëpresim përkohësisht, ndërkohë e dimë që situata është mjaft e ndërlikuar dhe me kaq shumë njerëz që po aplikojnë për viza amerikane ndoshta do të duhet më shumë kohë. Ne jemi të gatshëm që ti mirëpresim për aq sa do të jetë e nevojëshme por edhe nëse duan të qëndrojnë këtu përgjithmonë.”

 

I pyetur për qëndrimin e vendeve të pasura, shefi i qeverisë nuk i kurseu sërish kritikat, ndërsa bëri të ditur se ndihma që ka marrë deri tani ka qënë ajo e disa organizatave dhe njerëzve që Rama i cilësoi, me zemër të pasur.

 

“Për momentin po mbështetemi vetëm tek bashkëpunimi me njerëzit që kanë zemër të pasur, është një numër i konsiderueshëm personash nga shba dhe britania e madhe. Kemi një shprehje në shqipëri, bukë kripë dhe zemër që nënkupton thelbin e solidaritetit. Ne mirëpritëm gjysmë milioni njerëz gjatë kohës së spastrimti etnik në Kosovë dhe atë kohë ishim edhe më të varfër dhe në kushte më të vështira, por ja ku jemi, u pasuruam shumë në shpirt dhe mësuam se në këtë jetë kujtesa është shumë e rëndësishme.”

 

Ndërkohë shefi i qeverisë i ka tërhequr edhe njëherë vëmendjen Aleancës së Atlantikut të Veriut. Në një analizë, ai shkruan se NATO nuk mund të bëhet një entitet pa shtyllë kurrizore në sytë e popullit afgan dhe miliona njerëzve në vende të tjera që dëshirojnë të jetojnë në një shoqëri të lirë, të drejtë dhe demokratike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *