Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 June 2026
Vizion fokus

“Berisha në burg”, kreu i PD reagon pas thirrjeve...

Zelensky paralajmëron Bjellorusinë të heqë pajisjet sinjalizuese që Rusia...

“Sheshi është thjesht studio xhirimi, protesta bëhet në rrjet”,...

Rama: Asnjë qeveri nuk është perfekte, edhe ne kemi...

Zvërneci/ Rama: Bota nuk u zgjua për Nartën, por...

Rama: Zvërneci u bë kërthiza e botës për shkak...

Përpjekja e dytë në Zvicër, delegacioni amerikan e ai...

Shpërthim pranë presidentes së Kosta Rikës gjatë një vizite...

Zjarr masiv shkatërron resortin në Republikën Dominikane, një viktimë...

PS mbledh sot Grupin Parlamentar, në fokus integrimi në...

Bujqësia në krizë besimi. A ka zgjidhje?

28 Shtator 20:46

Sektori më i rëndësishëm në vend, bujqësia duket se është përfshirë në një krizë besimi sa i përket prodhimit vendas.

Sasi me fruta dhe perime të destinuara për eksport, kohët e fundit janë kthyer sërish në vendin e origjinës, pasi rezultojnë me kimikate të dëmshme.  Por i kujt është faji, i fermerit, agronomit, tregtarit apo i shtetit?

Baki Dervishi, agronom, thotë se fermeri ka nevojë për asistencë.

“Në mënyrë absolute nuk mendoj se fermeri e bën me qëllim që të përdorë plehra kimikë të dëmshëm, që ndikojnë në cilësisë e produkteve në finale. Sot fermeri shqiptar nuk ka njohuritë e duhura lidhur me frekuencën e përdorimit të pesticideve si dhe me kohën që njihet me emrin “Karenca”, e cila ka një afat përdorimi që nuk të lejon ta vjelësh produktin pa u respektuar kjo kohë. Paralelisht është e nevojshme që shteti të ndihmojë fermerin me analiza kimike të tokës për të kuptuar se çfarë përmbajtje kanë tokat në Shqipëri, në mënyrë që fermeri të dijë si ta përdorë. Ndërkohë çdo fermer duhet të ketë  një asistencë nga agronomi për të patur një cilësi edhe më të madhe në finale”, tha Dervishi për “E-ZONE”

“E-ZONE” bisedoi me disa fermerë në zonën e Pezës në Tiranë. Disa prej tyre e kanë gjetur zgjidhjen me përdorimin e plehrave organikë, siç janë “AZ Fert” dhe “Nutrivive”.

Sipas tyre përdorimi i plehrave organikë ka ndikuar jo vetëm në cilësinë finale të produktit, por edhe në rendimentin e bimës. Por cilat janë vlerat e shtuara nëse fermerët përdorin plehra organikë?  

“Ne prodhojmë dy plehërues organikë që janë të certifikuar dhe luftojnë problemet kryesore që kanë sot fermerët. Një prej problemeve është  degradimi i tokës. Plehëruesit kimikë kanë luajtur rolin e tyre në bujqësi sepse kanë rritur prodhimin, por fatkeqësisht kanë sjellë dëme në tokë. Sot toka është e degraduar dhe për rrjedhojë lëshon mbetje në bimë për shkak të përdorimit pa kriter të pesticideve. Prandaj plehëruesit organikë bëjnë pikërisht pastrimin. Pra nuk flasim për bujqësi sot, por bujqësi për mot.

Elementi i dytë është rendimenti, plehëruesit e rrisin bimën në mënyrë më të shëndetshme. Pra një bimë e pashëndetshme do të preket nga sëmundjet. Ndaj përdorimi i plehrave organikë përkthehet në siguri ushqimore. Ndërkohë një tjetër element është se plehrat organikë ndihmojnë në uljen e përdorimit të pesticideve”, sqaroi për “E-ZONE” Drini Zusi, sipërmarrës.

Por ekspertët e fushës edhe politikat që aplikon shteti në këtë sektor nuk janë të duhurat.

Ish-zv.ministri i bujqësisë Alban Zusi gjatë një interviste për “E-ZONE” tha se politikat bujqësore janë të prapambetura.

“Sot politikat bujqësore janë të prapambetura. Sot buxheti i shtetit bën thjesht një ndarje të parave apo jep një subvencionim, por nuk i jep zgjidhje nevojave të sektorit. Politikat duhet  të jenë të tilla që të nxisin produktet inovatore. Duke kuptuar nevojat dhe problemet edhe buxheti duhet ndarë në funksion të zgjidhjes së tyre. Fatkeqësisht sot nuk ndodh kjo në vendin tonë”, tha Zusi.

Siguria ushqimore mbetet një nga sfidat më të mëdha dhe më urgjente për Shqipërinë, në një kohë kur kërkesa për produkte të shëndetshme dhe të kontrolluara po rritet ndjeshëm edhe për të shkak të procesit të integrimit.

Pavarësisht përpjekjeve institucionale, ligjeve në fuqi, zinxhiri ushqimor vazhdon të përballet me mangësi në kontroll, transparencë dhe në zbatim të standardeve. Mungesa e laboratorëve të certifikuar, inspektim i dobët dhe informaliteti në prodhim janë faktorët që cenojnë shëndetin e qytetarëve, por edhe besimin e produkteve vendase.

Ndaj theksi vihet te një ndërhyrje e thellë dhe koordinuar, që përfshin dhe edukimin e fermerit dhe konsumatorit.

Siguria ushqimore nuk është thjesht një çështje teknike, është një e drejtë themelore dhe një garanci për zhvillim të qëndrueshëm. Garantimi i saj nuk është vetëm një e drejtë e fermerit, por e të gjithë zinxhirit, nga ferma në tavolinë. Nëse ky zinxhir do të funksionojë, atëherë edhe fermeri do të fitojë vendin që meriton në shoqëri.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret
Tagged:
bujqesia krize Vizion Plus Zgjidhje

Nga e njëjta kategori

“Arubën e bëri të vërtetë algoritmi”, Rama: Siç më bëri mua “drogagji” dhe akuzues të babait tim për marrëdhënie me time shoqe

më shumë...

Rama: Asnjë qeveri nuk është perfekte, edhe ne kemi gabime! Ja si po shpërndahet konflikti

më shumë...

Zvërneci/ Rama: Bota nuk u zgjua për Nartën, por për vjehrrin e Kushner. I gënjen mendja se do bëjnë atë që s’bëri çadra e Lulit tim

më shumë...

Rama: Zvërneci u bë kërthiza e botës për shkak të emrit të Kushner dhe urrejtjes së Trump

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

2:42

Më në fund! Dua Lipa publikon imazhet...

2:35

Shmanget tragjedia në Himarë, i riu bie...

2:22

Më trego çfarë kafeje pi, të të...

2:02

Goditen dy raste grabitjesh në Durrës, arrestohen...

1:03

“Berisha në burg”, kreu i PD reagon...

12:37

Rama kritikon të tijët në mbledhjen e...

12:12

Zelensky paralajmëron Bjellorusinë të heqë pajisjet sinjalizuese...

12:09

“Arubën e bëri të vërtetë algoritmi”, Rama:...

11:57

“Sheshi është thjesht studio xhirimi, protesta bëhet...

11:44

Rama: Asnjë qeveri nuk është perfekte, edhe...

11:38

Zvërneci/ Rama: Bota nuk u zgjua për...

11:33

Tiranë/ Sekuestrohen 1,500 fara kanabisi, vihet në...

11:31

Rama: Zvërneci u bë kërthiza e botës...

11:04

Përpjekja e dytë në Zvicër, delegacioni amerikan...

10:54

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë...

10:54

Shpërthim pranë presidentes së Kosta Rikës gjatë...

10:13

Zjarr masiv shkatërron resortin në Republikën Dominikane,...

9:59

Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet 44-vjeçari me...

9:47

Aksident në aksin Levan-Vlorë, rëndohet trafiku në...

9:12

PS mbledh sot Grupin Parlamentar, në fokus...

Më të klikuarat

  • “Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është s...
  • Dy vajzat e mitura u mbytën në plazhin e Tales, reagon polic...
  • Tragjedi në bregdetin e Tales, mbyten dy vajza 9 dhe 11 vjeç...
  • Zvërneci/ Rama: Bota nuk u zgjua për Nartën, por për vjehrri...
  • Tenderi i rrugës Korçë-Ersekë dhe Ujësjellësi i Kolonjës, SP...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.