Subscribe

Nënkryetar i KMSH-së, Bujar Spahiu pas 10 vitesh ne kete post, u zgjodh kete te shtune kryetari i ri i ketij institucioni me nje mandat 5 vjecar.

 

Spahiu triumfoi përballë dy kandidatëve të tjerë, myftiut te tiranes, Ylli Gurra dhe myftiut te lushnjes Gramoz Blliku duke siguruar 59 vota. Pas fitores, ai u shpreh se ndihet i nderuar, por edhe i vendosur per te perballoje sfidat e komunitetit.

 

“Më keni nderuar e më keni vënë përpara vështirësisë. I lutem Zotit të jem i drejtë në këtë detyrë të vështirë. Lutuni Zotit që të ma bëjë më të lehtë këtë barrë. KMSH  në lidershipin tim do ruajë traditën e paraardhësve”

 

Por Ylli Gurra kandidat ne gare duket se nuk e ka pritur mire rezultatin e zgjedhjev. Ai ka shperthyer ne akuza duke e quajtur katapultim zgjedhjen e Spahiut si kryetar i komunitetit msuyliman. Myftiu i Tiranes shkoi edhe me tej duke akuzuar se institucioni eshte i kapur nga interesat okulte.

 

Nga 6 kandidate qe ishin ne fillim, ne zgjedhje moren pjese vetem tre.skender brucaj i cili drejtoi per pese vjet u terhoqe nga gara te njejten veprim beri edhe Myftiu të Kukësit, Islam Hoxha. Nderkohe imami i xhamisë së Golemit, Gëzim Abdishahi u perjashtua sepse nuk plotesonte kriteret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *