E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 29 minuta më parë
Kulturë

Bujar Qamili i këndon Shkodrës së tij, qytetarët e duartrokasin nga ballkoni

Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore, Bujar Qamili i ka bërë një “dhuratë” tejet të vyer  bashkëqytetarëve të tij, pasditen e së shtunës ka përformuar në një skenë të improvizuar në sheshin “Parrucë” duke ju dhuruar disa minuta të këndshme banorëve të cilët kishin mbushur ballkonet e pallateve hera herës duke kënduar duartrokitur dhe duke kërcyer.

Bujar Qamili kishte përzgjedhur disa nga kênët më të bumura nga repertori i tji dhe këngët  tipike shkodrane si:  “Ah Pranvera” që i përshtatet këtij momenti, “Ky marak”, “Moj e bukura Shkodra jeme,” “Të ka fal Zoti për mrekulli” Shkodrës të tanë e kanë zili”.

Ky koncert i improvizuar i Bujar Qamilit, vjen në një moment ku qyteti, por edhe i gjithë vendi  është “gjunjëzuar” nga COVID-19, duke ofruar një atmosferë shumë të bukur në qendrën bosh të qytetit të Shkodres.

Vazhdo të lexosh

Reklamë