E martë, 10 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Bujar Qamili e Mateus Frroku së bashku në duet muzikor

Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore Bujar Qamili dhe kantautori i talentuar Mateus Frroku do të realizojnë së bashku një duet.

 

Dy këngëtarët kanë preferuar të mos e zbulojnë ende titullin e këngës, por janë shprehur optimistë se ajo do të pritet shumë mirë nga publiku.

 

Reklamë

Vizion Plus ka mësuar se kënga e re, me muzikë të Klejdi Bahitit, do të shoqërohet edhe me një klip.

 

Këngëtari i këngës popullore Bujar Qamili është rikthyer në tregun muzikor, me një këngë të fundit dedikuar qytetit të tij, Shkodrës, me titull “Je e bukur Shkodra jeme”.

 

 

Ndërsa kantautori Mateus Frroku, me origjinë po nga Shkodra, ka krijuar disa hite muzikore vitet e fundit, mes të cilave bashkëpunimi me Fisnikët – “Çokollatë e shkrime”; Apo dhe këngët e tjera “Dimër në shpirt”; “E kujtoj at takim”; “Në buzët e tua”; “M’ka bo like”; “Më ke lënë kujtime”; “Më shumë të dua”, etj..

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë