Subscribe

Prokuroria e Posaçme ne Maqedoni po heton raste te reja korrupsioni ne te cilat janë të dyshuar ish-zyrtarë të lartë qeveritarë, zyrtarë aktualë dhe politikane.

 

Nen hetim është edhe zëvendës kryeministri Bujar Osmani, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i transportit Mile Janakievski, ish-ministri i financave, Zoran Stavrevski.

 

Bujar Osmani, dyshohet i përfshirë në rastin emërtuar “Pacienti”, për favorizimin ne ndarjen e mjeteve te një kompanie nga Bullgaria, për riparimin e spitaleve në Tetovë, Ohër dhe në Çair të Shkupit, kohe ne te cilën ushtronte detyrën e ministrit te shëndetësisë. Por Bujar Osmani i ka mohuar akuzat.

 

Për disa vite janë paraqitur këto spekulime për disa abuzime të dyshimta në Ministrinë e Shëndetësisë dhe unë isha një nga ata që këmbëngulën për një hetim. Nëse i ndiqni paraqitjet e mia publike, unë gjithmonë kam kërkuar që sa më shpejt të hapen hetimet, sepse nuk ka nevojë të qëndrojnë vazhdimisht si njollë dhe dyshim për punën time. Edhe partia ime ka kërkuar hetim për çdo zyrtar që nga viti 2002, unë jam i kënaqur që ky hetim përfundimisht është hapur, roli i të cilit është t’i vërtetojë faktet. Pres që sa më shpejtë dhe në mënyrë më efikase të përfundojë.

 

Ndërkohë sipas kryeministrit Zoran Zaev behet fjale vetëm për një hetim ndaj duhen pritur rezultatet konkrete.

 

Qëndrimi im ka qenë gjithmonë i njëjtë. Askush nuk është fajtor përderisa ajo të vërtetohet me vendim dhe sigurisht ky është vetëm një hetim, do të dëshiroja t’i dija hollësitë, do ta ndjek procesin me kujdes dhe do të veproj në kohën e duhur nëse diçka lidhet me dinjitetin e Qeverisë.

 

Nga ana tjetër partia shqiptare Aleanca për Shqiptarët kërkon nga kryeministri Zaev të shkarkojë Bujar Osmanin. Qeveria sipas kësaj partie nuk është e besueshme dhe shkarkimi i Osmanit e ministrave tjerë të dyshuar për korrupsion duhet të hapë rrugën për krijimin e një qeverie teknike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *