Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 September 2026
Vizion fokus

Takimi me Nancy VanHorn, Bardhi zbardh detajet, çfarë u...

Si po i ndihmon Al-Kaida sulmet e militantëve në...

E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së takohet...

Gogu: Një shtet teknologjikisht më i zgjuar nuk duhet...

Prokuroria: Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar...

Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë...

Bombardim me 35 gjuajtje në portë! Dominimi i frikshëm...

Reforma territoriale, Komisioni Europian për Vizion Plus: S’është kusht...

Operacion antidrogë në Kolonjë, arrestohet çifti i bashkëshortëve, kishin...

Trump: 5 mijë dollarë për çdo të rritur amerikan,...

Bujar Osmani: Marrëveshja me Greqinë nuk dështon, Cipras e dinte që Kamenos do largohej

13 Janar 21:28

Maqedonia bëri hapin historik duke votuar ndryshimet Kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës, hap ky që u mbështet njëzëri edhe nga ndërkombëtarët.

 

Por partia më e madhe e opozitare e Maqedonisë ka nisur aksionin politik duke synuar të çojë vendin në zgjedhje. Nga ana tjetër entuziazmin e pas orëve të para pas vendimit të Parlamentit duket se e ka zbehur akoma më shumë kriza greke pas largimit të Kamenos na qeverisja kjo për faktin se marrëveshja duhet të kalojë për votim edhe në Parlamentin grek.

 

Por pavarësiht këtyre fakteve zv/kreyeminiStri I Çështjeve Europiane i Maqedonisë, Bujar Osmani është shprehur optimist se Marrëveshja e Prespës do të miratohet.

 

Në një intervistë të dhënë me Skype për edicionin qendror të orës 19:00 në Vizon Plus, Osmani tha se kryeministri Cipras ka qenë I përgatitur për largimin e Kamenos dhe se kjo gjë nuk e dëmtonë Marrëveshjen e Prespës.

 

Osmani thkesoi gjithashtu se partitë shqiptare luajtën një rol të rëndësishëm në miratimin e Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin maqedonas.

 

Intervista e plotë:

 

Zoti Osmani përshëndetje dhe faleminderit që pranuat të jeni në këtë komunikim të drejtëpërdrejtë në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus?

 

Përshëndetje! Faleminderit për mundësinë.

 

Atëherë zoti Osmani pyetja e parë si ia doli shumica qeverisëse të sigurojë votat e nevojshme në Maqedoni për miratimin e ndryshimeve Kushtetuese?

 

Natyrisht nuk ishte e lehtë që në një kontekst të vështirë politik të sigurohen 2/3 për një çështje që për 30 vjetë ishte tema më e rëndësishme dhe problem më I madh I politikës së jashtme të vendit. Po u kujtojë se me politikën kryesore të dy liderave në vendë zotit Zaev dhe zotit Ahmeti – ndihmën e sinqertë të komunitetit ndërkombëtarë e cila ishte e përkushtuar që të gjendej një zgjidhje përfundimisht – u gjetë mënyra dhe në fakt e pamundshmja u bë e mundshme në këtë proces.

 

Zoti Osmani cili ishte roli I faktorit shqiptar në miratimin e ndryshimeve Kushtetuese?

 

Roli i partive politike shqiptare kryesisht Bashkimi Demokratik për Integrim ka qenë kyç në përmbylljen e marrëveshjes. Shqiptarët kanë qenë dëmi kolateral I kontekstit 30 vjeçar me emrin me Greqinë; për shkak se u pamundësonte progresin u pamundësonte anëtarësimin në NATO që ishte interes jetik I tyre, u pamundësonte ndërprerjen e ndikimit rus këtu, u pamundësonte mundësinë për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe ata kanë bërë presionin e vazhdueshëm në forma të ndryshme për t’u bërë me dije bashkëqytetarëve maqedonas se duhet të lëmë emocionet këtu dhe se duhet  të shohim racionalsiht rreziqet nga status quoe-ja e këtij konteksi. Dhe ata, shqiptarët,  luajtën gjithashtu rol të rëndësishëm edhe në vetë definimin e marrëveshjes. Ishin partesipientë të drejtëpërdrejtë në definimin e marrëveshjes me Greqinë po veçanërisht në implementimin e kësja marrëveshjeje në Parlament. Aty ky votat e partive politike shqiptare ishin decisive për të arritur shumicën e 2/3 të Parlament.

 

Cilat janë hapat e tjerë pas votimit deri në zyrtarizimin e emrit të ri Maqedonia e Veriut?

 

Tash procesi në Maqedoni ka përfunduar mirëpo sipas ligjit kushtetues, ndryshimet…amendamentet Kushteteuese hynë në fuqi në momentin kur marrëveshja do të ratifikohet në Parlamentin grek.  Tash ju sot i dini zhvillimet që kanë ndodhur atje përsa I takon daljes nga qeveria të partisë së “Grekëve  Pavarur” dhe kjo do të thotë se në qeverinë greke do të kemi votim për mirëbesim të qeverisë në javën e ardhëshme – presim diku të martën ose të mërkurën – që pastaj deri në fund të javës së ardhshme të futet në procedurë parlamentare në Parlamentin grek dhe të ratifikohet marrëveshja me shumicë të thjeshtë. Në momentin kur do të ratifikohet në Parlamentin grek atëherë konsiderojmë se marrëveshja ndërkombëtare bilaterale ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë hyn në fuqi dhe fillojmë pastaj afatet për implementimin dispozitave dhe stikulimeve që janë në vetë marrëveshjen.

 

Ju si mendoni zoti Osmani pas daljes të partnerit të Ciprasit nga koalicioni a rrezikon dështimi I Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin grek?

 

Kujtojë se dalja e Kamenos ka qenë e parashikuar dhe e pritur. Ai e ka paralajmëruar një kohë të gjatë dhe kryeministri Cipras I ka bërë këto kalkulime gjatë konfirmimit të shumicës për ratifikimin e marrëveshjes. Kujtojë se partia e zotit Kotzias I cili ka qenë një nga bashkëautorët e kësaj marrëveshje do të rrijë fuqishëm mbrapa marrëveshjes së Prespës, marrëveshjes së arritur me Greqinë dhe kjo kompesojë edhe numrat që mund të mungojnë në mërrëveshje por sigurisht zoti Kotzias ka siguruar edhe numrat që mund të ruajnë qeverinë.

 

Kam dhe një pyetje zoti Osmani, VMRO-DPMNE kërkon zgjedhje të parakoshme. Sa gjasa ka që vendi të shkojë në zgjedhje?

 

Kujtojë se është kjo çështja e bllofeve politike e partive politike. Nëse dikush ka interes për zgjedhje të parakohshme janë partitë në pushtet. Ësthë Bashkimi Demokratik për Integrim për të cilin rezultatet e opinionit public tregojnë dyfishim të rezultatit në zgjedhjet e fundit por ne konsiderojmë se tani nuk është momenti për zgjedhje. Zgjedhjet nuk janë zgjidhje dhe ne duhet ta rrumbullaksojmë procesin e integrimit në NATO dhe të marrim datën për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Europian. Zgjedhjet parlamentare tani do të rrezikojnë vendimin e 20 qershorit për konfirmim të datës për fillimin e bisdeimeve me BE. Por natyrisht do të pengojnë dhe dinamikën e implementimit të reforamve në përgjithësi të zhvillimit ekonomik. Prandajë mendojmë se populli dhe shteti kanë nevojë për një mandatë të plotë.

 

Posted Under:
Intervista e ditës Kryesoret
Tagged:
Aleksis Cipras Bujar Osmani opozita Vizion Plus zgjedhje

Nga e njëjta kategori

Ngërçi me pagat, 20 gjyqtarë e drejtues gjykatash kallëzojnë në SPAK ministrin Petrit Malaj

më shumë...

Sadushi: Pavarësia e gjyqësorit nuk negociohet, zhbllokoni pagat e gjyqtarëve dhe administratës

më shumë...

Mbledhja e jashtëzakonshme e gjyqtarëve për pagat, i pranishëm edhe kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi

më shumë...

Reforma territoriale, Komisioni Europian për Vizion Plus: S’është kusht për anëtarësimin në BE, duhet proces gjithëpërfshirës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:29

Takimi me Nancy VanHorn, Bardhi zbardh detajet,...

12:07

Bllokohet “Rolls-Royce” në Lezhë, nis hetimi pasuror...

12:02

Si po i ndihmon Al-Kaida sulmet e...

11:58

Tensionet në protestën e djeshme, 1 i...

11:36

Ngërçi me pagat, 20 gjyqtarë e drejtues...

11:31

Zjarri në malin e Cerujës në Klos,...

11:27

Kapen dy autobusë me mish e peshk...

11:16

E ngarkuara me punë e Ambasadës së...

11:15

Ngërçi i pagave, gjykatat në “bojkot”! Durrësi,...

11:09

Gogu: Një shtet teknologjikisht më i zgjuar...

10:55

Emra modernë dhe unikë për vogëlushin ose...

10:53

Prokuroria: Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor...

10:43

Kush është “gruaja e bletëve”, që u...

10:38

Sadushi: Pavarësia e gjyqësorit nuk negociohet, zhbllokoni...

10:33

Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton...

10:25

Mbledhja e jashtëzakonshme e gjyqtarëve për pagat,...

10:09

Bombardim me 35 gjuajtje në portë! Dominimi...

10:08

Reforma territoriale, Komisioni Europian për Vizion Plus:...

10:05

Shpërthimi në karburantin “Eida” ende pa version...

10:01

Operacion antidrogë në Kolonjë, arrestohet çifti i...

Më të klikuarat

  • Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u...
  • Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga afër, detaje tronditëse ng...
  • Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i plagosur në aksionin për ka...
  • Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gru...
  • Autobusët përplasen kokë më kokë në Selanik, marrin para sta...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.