E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bujar Nishani: Sot, PD është më e përçarë se kurrë

Sipas Bujar Nishanit, Partia Demokratike sot është më e përçarë se kurrë.

 

Nga studioja e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, ish-presidenti u shpreh se në ka ardhur momentin që PD të udhëhiqet nga gjenerata e re.

 

Reklamë

“PD kishte një mision, basha kishte një përgjegjësi: të fitonte zgjedhjet. Më e përçarë se sot nuk ka qenë kurrë PD. Sot në vijën e parë duhet të ketë gjeneratën e rinisë, ata duhet të jenë në vijën e parë të udhëheqjes.”

 

I pyetur a do të merrte nismën për shkarkimin e Bashës, nëse ky i fundit nuk dorëhiqet, Nishani sqaroi: “Unë nuk kam nisur ndonjë projekt personal, unë kam dalë dhe po jap zë politik dhe institucional për ata që janë bashkëluftëtarët e mi politikë, anëtarësinë e PD.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë