Edhe kreu i shtetit, Ilir Meta iu është bashkuar lutjeve për shërim të shpejtë dhe të plotë të ish-presidentit, Bujar Nishani, i cili përfundoi në spital pas komplikacioneve me shëndetin.

 

“I uroj nga zemra shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë Presidentit Bujar Nishani dhe lutem për kthim sa më parë pranë familjes së tij dhe në krye të angazhimeve të rëndësishme”, shkruan Meta në Facebook.

 

Dy ditë më parë, ish-kreu i shtetit u shtrua në Sanatorium, por, si pasojë e komplikimeve, u transferua në një spital në Gjermani, për një trajtim më të specializuar për pneumoninë bilaterale me insuficience respiratore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *