E enjte, 1 Tetor 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bujar Nishani ngre alarmin: PD është e kërcënuar, po drejtohet nga një kryetar i paaftë

Ish-presidenti Bujar Nishani i është rikthyer garës brenda Partisë Demokratike zhvilluar në 13 qershor për zgjedhjen e drejtuesit të ri.

 

Reklamë

Sipas tij, Lulzim Basha nxitoi të bënte një maskaradë elektorale për karrigen e tij, ndërsa shtoi se për herë të parë në historinë e saj, PD drejtohet nga një kryetar, i cili doli nga procesi zgjedhor me votat e vetëm 30% të anëtarësisë, pra që përfaqëson minorancën brenda kësaj partie.

 

“Imagjinoni sikur L. Basha të kishte patur forcën, energjitë dhe zotësinë të kishte realizuar zgjedhjet e parakohëshme politike në vend (të cilat i premton rregullisht që prej 2015) siç bën ato në partinë që komandon vetë, se sa ndryshe do të ishin demokratët dhe vetë PD, sot ! Por 13 Qershori tregoi edhe një fakt të rëndë për vetë PD. Përsëri për herë të parë në historinë e saj, PD drejtohet nga një Kryetar i cili doli nga proçesi zgjedhor me votat e vetëm 30% të anëtarësisë, pra që përfaqëson minorancën brenda kësaj partie, madje duke marrë 40% më pak vota se sa kishte marrë në zgjedhjen e tij paraardhëse në 2017 ! Imagjinoni tani se sa do të mundet të motivojë e bëjë për vete ky “udhëheqës” elektoratin shqiptar në zgjedhjet e ardhëshme kur brenda partisë së tij ka rënë me 40% !!!!! PD sot paraqet “kërcënimin” më të dobët se kurrë më parë ndaj qeverisjes së PS, në të gjithë historinë e saj gati 30 vjeçare. Megjithëse qeverisja aktuale e PS është më e paafta, më e korruptuara dhe më kërcënuesja ndaj interesave kombëtare se sa çdo qeverisje tjeter e mëparshme socialiste, përsëri ajo ndihet më e pakërcënuar dhe pa kokëçarje nga rreziku i kundërshtarit përballë. Përgjegjësia për këtë nuk është vetëm e L. Bashës por më e para dhe më kryesorja është e tij.”

Për Nishanin, kryedemokrati po bllokon dhe pengon reflektimin, korigjimin dhe ndryshimin rrënjësor të PD, jo vetëm si një parti kryesore e sistemit politik, por më së shumti si alternativë qeverisëse në një demokraci funksionale.

“Ka gjithashtu mjaft zëra publik e jo publik që sot bëjnë avokatinë politike të L. Bashës. Disa prej tyre edhe majtistë në afilacion e kundërshtarë të afishuar në 30 vite ndaj PD. Eshtë normale dhe e drejtë e gjithkujt, pavarësisht motiveve të ndryshme, që ta bëjë atë avokati. Ajo është çështje e ndërgjegjes. Ndërgjegja e askujt nuk gjykohet ! Ajo që unë shoh me shqetësim është mungesa e avokatisë ndaj situatës së mijëra demokratëve që kanë 8 (tetë) vite që diskriminohen duke u hequr nga puna, duke ju goditur bisnesi, duke ju mbyllur çdo sportel i shërbimeve publike, vetëm për faktin se janë të afishuar politikisht si aktivistë të PD! Do të vijojnë të jenë nën këtë diskrimin edhe 4(katër) vite të tjera e nuk reflekton askush për fatin e tyre ! PD nuk është L. Basha, PD nuk është as Kryesia e saj, as Këshilli Kombëtar, PD nuk është as grupi në minorancë i deputetëve, madje PD nuk është as vetëm anëtarësia e saj. PD është, të paktën sot, 620 mijë shqiptarë që e votuan më 25 prill, por që edhe ata rezultuan të ishin të pamjaftueshëm për atë çka duhet të jetë vërtet PD.”

Nishani nënvizoi më tej se PD ka nevojë për një lidership dhe vizion të ri.

 

“PD nuk mund të ketë sukses duke u drejtuar nga një PD i duhet një lidership ndryshe.  I duhet jo një lidership që quhet i tillë sepse cakton emrat e Kryesisë së Partisë, apo sepse vendos listën e deputetëve, por një lidership me forcë dhe integritet që fiton besimin, simpatinë, solidaritetin dhe mbështetjen e shumicës së shqiptarëve pavarësisht faktin nëse janë anëtar të PD, sipatizantë të saj apo qytetarë pa afilacione partiakez!”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë