E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Bufi përgatitet për opozitë dhe për të shkatërruar Shqipërinë”, Rama nga Kavaja: Ne duam të investojmë shumë në qytet

Kryeministri i vendit, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me gratë dhe vajzat në Kavajë. Kreu i qeverisë, theksoi faktin se si ka ndyrshuar pjesëmarrja e grave në politikë ndër vite.

Rama: Në PS prania e grave ishte minimale. Nuk ndodhte në Kavajë, por në shumë zona të Shqipërisë. Ambicia ime ishte që të zgjeronim radhët dhe mbi të gjitha të hapnim derën dhe gratë e vajzat të uleshin si të barabarta në hapësirën e PS-së. Ne sot kemi krijuar dy shembuj të rinj në politkën shqiptare. Futëm në parti risinë e bashkëdrejtimit të organizatave dhe sot kemi mbi 95% të organizatave që kanë bashkëkryetare. Kjo na ka sjellë të mirën e madhe që më shumë gra dhe vajza janë afruar. Nga ana tjetër, kemi sot në skuadrën tonë për Shqipërinë 2030, në skuadrën që është sot në fushë dhe garon për 11 maj, kemi 71 gra dhe vajza. Por më e bukur është që në listat e mbyllura kemi 52% gra dhe vajza.

Reklamë

Kreu i qeverisë u ndal te përkushtimi që ka PS për të vijuar me punët për ta kthyer Kavajën në drejtimin e duhur.

Rama: Këtu në Kavajë ka ndodhur diçka që është shumë dometheënse për përmbajtjen e të dy palëve. Ne kemi sjellë këtu katër deputet, nga të cilët dy janë gra, njëra kryetare e Kuvendit, tjetra një prurje e re në PS, por me më shumë kalamaj se ajo e para. E rëndësishme është të kuptojmë me sa respekt dhe dëshirë për ta kthyer Kavajën në drejtimin e duhur ne jemi investuar këtu. Përveç dy deputeteve kemi sjellë këtu dhe kryeministrin e Partisë Socialiste, kryeministër në kohë të vëshitra, edhe pse ka qenë gjithmonë i thinjur. Është këtu për të thënë nëpërmejt Pandit se ne duam të investojmë shumë kredite politike tonat për Kavajën.

Reklamë

Nuk harroi të jepte një mesazh edhe për opozitën dhe kreun e kësaj force politike, Sali Berisha.

Rama: Kavaja demokrate besoi te Primaret, besoi te thirrja e bufit të kënetës për të gjithë ata që kishin ambicie ta nxirrnin kokën mbi ujë. Kavaja nxorri në primare fituesin e gjithë qarkut të Tiranës. Ku është sot? E keni parë gjë? E hëngri bufi, e hëngri bufi siç hëngri të gjithë ata që u dalluan në primare. Tamam sikur i tha “nxirreni kokën t’iu shoh kush jeni ju që keni vërtet mbështetje. Bufi nukj përgatitet për fitore, përgatitet për opozitë, për të shkatërruar sa të mundet Shqipërinë, për të lodhur njerëzit që duan të shikojnë përpara. /Vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë