E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Bufi i kënetës do vetëm të shkrijë SPAK”, Rama në Berat: Këtu ishte sikur kishte rënë bomba, kemi bërë investime të mëdha!

Kryeministri dhe njëkohësisht kreu i PS, Edi Rama po zhvillon këtë të enjte një takim me qytetarët e qarkut të Beratit.

Rama nuk i kurseu ironitë për kundërshtarët e tij, Partinë Demokratike.

Reklamë

Kryeministri nënvizoi se kreu i PD Sali Berisha, ka treguar se qëllimi i tij i vetëm është të shkrijë SPAK, dhe tashmë edhe platformën e-Albania.

Rama: Bufin e kënetës e keni dëgjuar thotë do të shkrij SPAK dhe platformën e-Albania. Pra drejtësia do të kthehej aty ku ishte. 6 milion dollarë për të pastruar baltën dalin, por paratë për popullin nuk dalin,. Ndërsa të tjerët që medemek janë të rinj, thonë që do shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë në na duhet të mbyllim negociatat në 2027. Të bëhemi anëtarë të BE dhe të kemi edhe një buxhet ekstra, sepse aty është edhe ndihma më e madhe nga BE. E kishim një ndjesë pastë një LSI që u kthye në nyje për shqiptarët, tani në vend që ta kujtojmë për 1 maj dhe të themi shyqyr shpëtuam pengmarrësit e vegjël dalin këta tjerët thonë do shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Të rinj në fytyrë, por jo me programe. Duhet të fokusohemi të 11 maji dhe te BE-ja.

Reklamë

Edi Rama u ndal edhe tek rëndësia e infrastrukturës dhe realizimit të shumë projekteve falë mbështetjes së qeverisë.

Ai nënvizoi se në Berat është shtuar numri i turistëve, dhe siç shprehet kryeministri, kjo ka ndodhur pasi PS ka bërë shumë investime në këtë qark.

Rama: Sot thonë se disa gjëra do bëheshin, i solli koha. Por jo, koha nuk i solli 1 milion turistë në qarkun e  Beratit, por gjithë këto investime dhe bashkëpunime. Kur kam  ardhur këtu herën e parë gjysma ishin të zhytur në baltë deri në brez në shtëpitë e tyre. Këtu ishte sikur kishte rënë bomba. Këtë Dimal që është sot nuk e solli koha, nëse nuk do të mirëqeverisej qoftë në nivel qendror. Në fillim nuk kishte rrugë për të ardhur në Berat. Janë bërë investime te medha për t’i dhënë këtë profil që ka qarku. Janë thënë që nëpër fshatra s’ka ujë s’ka kanalizime. Por ky është një mit i madh.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë