E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Bufi ha miun”, LaCivita ironizon Ramën tre ditë para zgjedhjeve

Drejtuesi amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter), vetëm tre ditë para zgjedhjeve të 11 majit.

LaCivita ka publikuar një imazh simbolik ku shihet një buf që ka kapur një mi, duke e shoqëruar me etiketimin e llogarisë zyrtare të Ramës, pa dhënë asnjë koment shtesë.

Reklamë

Ky veprim vjen në vazhdën e një përplasjeje në distancë mes tyre, pasi më herët LaCivita e kishte krahasuar Ramën me një mi, si reagim ndaj një deklarate të kryeministrit, i cili e ka quajtur Sali Berishën “bufi i kënetës” gjatë kësaj fushate.


Nga ana tjetër, gjatë fjalimeve të tij elektorale, Rama ka ironizuar emrin e LaCivitës, duke e quajtur atë “Latif”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë