E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Buffon thërret Allegrin tek PSG

Divorci I Allegrit me Juventusin pas pesë sezonesh të mbushura me suksese, sidomos në Itali ka hapur tashmë skenarë të tjerë interesante në merkaton e trajnereve.

Në një kohë që tek Juventus janë shumë kandidate, duke nisur nga Mihajlovic, Inzaghi, Pochetino etj, mister mbetet edhe e ardhmja e Allegrit.

Ky I fundit teksa konfirmonte ndarjen me bardhezinjte deklaronte se tashmë ka nevoje për pushime ne plazh me familjen. Por pushimet mund të jenë shumë të shkurtra pasi mjaft ekipe elitare duan shërbimet e tij. Mes të gjithash, francezet e PSG.

Buffon I ka bërë thirrje ish trajnerit të tij tek Juventus që të bashkohen sërish, këtë herë tek kampionet e Francës me shpresën se mund të arrijnë dicka të madhe në champions.

Reklamë

Por nëse kjo pistë është e nxehte, nuk mund te qëndroje jashtë edhe ideja Bayern Munchen pasi Kovac vështirë se do të qëndroje tek  bavarezet. Premier League është gjithashtu një opsion me klube si Chelsea, Man United dhe Tottenham.

Në fund të fundit për një trajner si ai, fitues tek Juventus dhe Milan ka vend në cdo ekip të madh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë