E mërkurë, 30 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Buffon kryen vizitat mjekësore tek Juve, do jetë portier i dytë

Gigi Buffon nis aventurën e dytë tek Juventus. Portieri 41 vjecar është kthyer pas eksperiencës 1 vjecare tek PSG.

Që në orën 08:40 të mengjësit ai u paraqit tek “J Medical” për vizitat mjekësore. Buffon u prit nga 150 tifozë të cilët I kërkuan idhullit të tyre autograph dhe foto. Legjeda e portës përfitoi nga ky fakt për të postuar në profilin e tij një selfie.

Reklamë

Më mesdite firmosja e kontrës me Juventus, një kontratë sezonale nga ku do përfitojë 1.5 milion euro plus bonuese.

Ai do të jetë zëvëndësuesi i Szczesny. Buffon shpreson të luajë 8 ndeshje minimalisht në këtë sezon për të thyer rekordin e Maldinit, si lojtari që ka  luajtur më shumë ndeshje gjatë gjithë historisë në kampionatin italian.

Buffon luajti per shume e shume vite tek bardhezinjte duke fituar mjaft trofe para se te largohej ne veren e vitit te kaluar per te luajtur 1 sezon tek PSG.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë