Politikë
Budina: SPAK të hetojë shembjen e Teatrit Kombëtar, ishte tentativë për vrasje

Regjisori Robert Budina ka hapur protestën e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar që po mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Gjatë fjalës së tij, Budina falenderoi qytetarët që iu përgjigjën menjëherë thirrjes së Aleancës dhe nuk hezituan të mernin pjesë këtë të hënë në protestë. Ai kërkoi mes protestuesve që SPAK të hetojë shembjen e Teatri Kombëtar orët e para të mëngjesit të së dielës, duke e konsideruar një tentativë për vrasje.
Budina tha se Tetari nxori në pah problemet e demokracisë, ndërsa gjatë një momenti tensioni, iu bëri thirrje protestuesve që të ndalojnë provokimet drejt policisë. “Ne do të fitojmë më kulturë dhe qytetari”, theksoi regjisori.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




