Subscribe

Regjisori Edmond Budina I cili është një nga personat që ka qënë në krye te rezistencës së Teatrit tha se me shembjen e godinës është vendosur përfundimisht diktatura në Shqiperi.Ai shtoi se ndaj disa artisteve është ushtruar dhunë.

Për mendimin tim sot në Shqipëri është vendosur përfunimisht diktatura, u bë një akt kriminal. Në kohë pandemie, shteti i krimit ndërhyn sot në Teatrin Kombëtar duke tërhequr zvarrë qytetarët e tij që po mbronin një pronë publike. Këtu është një bashkëpunim mafiozo-pushtetar, shteti i mafies që vjen edhe tërheq zvarrë arstistë dhe intelektualë të këtij vendi, vjen i armatosur a thua që këtu ishin bandat kriminale, kur ata që mbushin xhepat me para dhe masakrojnë popullin shqiptar janë të lirë dhe mund të bëjnë çfarë të duan. Ndërsa ne që mbrojmë pronën publike, ne arrestohemi. Shokët tanë janë masakruar, dhe kjo është një nga aktet më të turpshme që janë bërë në këtë vend. Ka pasur njerëz brenda kur kanë nisur shembjen.

Budina kërkon që shqiptarët të ngrihen ne protesta ndërsa apeloi që Meta të shpërndajë parlamentin.

 I bëj thirrje popullit shqiptar ta kuptojë në cilin diktaturë jeton, është momenti ku duhet të ngrihen të gjithë. I bë thirrje komunitetit europian që të reagojë. I bëj thirrje presidentit të shpërndajë parlamentin ilegjitim. E ka detyrim kundrejt popullit të vet sepse edhe akti i fundit u krye.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *