Regjisori Edmond Budina ishte i pranishëm këtë të shtunë në Shkodër, pas nismës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për të mbledhur firma për rindërtimin e godinës së Teatrit në çdo qytet të Shqipërisë.

Ai tha para qytetarëve që e pritën për të firmosur peticionin se Teatri Kombëtar do të ngrihet sërish si simbol i lirisë dhe demokracisë, ndërsa shtoi se ndërtesa u shkatërrua në mënyrë tinëzare natën,

“Jemi këtu për të ngritur këtë ndjesi kombëtare dhe të bëhemi të gjithë bashkë për të vënë në qendër kulturën tonë, paqen dhe jo dhunë e drogën apo mafien. Jemi këtu për të dhënë një shembull qytetari. Ne nuk zaptuam teatrin, por e çliruam atë. Ata tinëzisht e shkatërruan natën të njëjtën gjë do të bënin që në 24 korrik, por nuk i lejuam. Gjesti i tyre donte të godiste simbolin e lirë, të demokracisë dhe për këtë ne jemi rrugëve që ta ringremë atë teatër, të ngremë tempullin e demokracisë dhe qytetarisë shqiptare.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *