E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Budina: Drejtësia të hetojë sulmin e 17 majit, ose do ta pengojmë projektin

Regjisori Robert Budina ka kërkuar mes protestuesve nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” që drejtësia të hetojë porositësin dhe ekzekutuesin e shembjes së godinës së Teatrit.

Ai tha se duhet të ndalohet çdo punim dhe të procedohen penalisht të gjithë përfshirësit në sulmin e 17 majit, siç e quajti ai, ose në rast të kundër do të pengojnë zhvillimin e projektit për Teatrin e ri.

Reklamë

Budina shtoi se qytetarët kanë ngelur në mëshirë të fatit dhe forca është i vetmi mjet veprimi.

“Kërkojmë nga drejtësia të zbardhë sulmin terrorist mbi artistët dhe aktivistët, qytetarët. Kemi të gjitha pamjet kur tërhiqen zvarrë intelektualët sepse donin të mbronin teatrin. Ne nuk do të tërhiqemi se jemi kockë e fortë. Ia treguam 2 vite dhe 3 muaj e çuam në dëshpërim total. Ai e shembi për të na thënë se është i fuqishëm dhe nëse ne nuk rikthejmë tempullin e qytetarisë nuk do ta fitojmë kurrë betejën. Ne kemi nevojë për të gjithë për të fituar këtë betjeë. Është rastësi që nuk kemi viktima nga ky akt terrorist. Disa aktivistë u mbajnë në qeli për 72 orë, të tjerë u lanë në arrest shtëpi, asnjë procedim për forcat e policisë. Ne kërkojmë të dalë para drejtësisë porositësi i sulmeve, ekzekutuesi, njësia që e kreu, institucioni që duhet ta mbronte. Një hap i parë është ndalimi i cdo punimi në truallin e teatrit. Kërkesa nga ana e prokurorisë dhe shpallja për procedim penal për të përfshirët. Ne do të pengojmë me forcë në të kundërt projektin. Ju bëj bëj thirrje ndërkombëtarëve të reagojnë”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë