Banka e Shqipërisë parashikon se vala e shtrenjtimit të çmimeve që ka prekur çdo sektor të ekonomisë do të ndalet në 6-mujorin e parë të vitit që vjen. Faktorët kryesorë që kanë dhënë ndikim në rritjen e inflacionit janë dy sipas bankës:

 

“Kjo rritje është një fenomen rajonal dhe botëror. Arsyeja që ka diktuar në këtë rritje është shtrenjtimi i çmimeve në mallrat ushqimorë, në tregjet botërore dhe shtrenjtimi i çmimit naftës që jep një efekt zinxhir në rritjen e kostove të transportit dhe prodhimt”, u shpreh Erald Themeli, drejtor i Politikës Monetare në BSH, gjatë emisionit në E-Zonë.  

 

Banka thotë se për sa kohë kjo rritje vjen si pasojë e një oferte të ulët për efektet që dha pandemia në izolim, edhe rritja e çmimeve do të jetë aftashkurtër.

 

“Kjo rritje nuk po vjen për arsye të kërkesës, por nga problemi i ofertës. Për arsye të ndryshme, prodhuesit kanë patur vështirësi në nxjerren e mallrave në tregje. Për sa kohë është goditje ofertë, pra fenomen afatshkurtër, edhe rritja e çmimeve do të jetë një fenemon jo afatgjatë. Projeksionet janë që në 2022 do të ketë një normalizim dhe një sheshim të çmimeve në tregjet botërore. Përcjellja e saj në tregun vendas do të kërkojë kohë, do të vijojë edhe disa muaj.”

 

Themeli e vë theksin tek objektivi kryesor i bankës që është mbajtja në kontroll e inflacionit, nëse ai do të kalojë objektivin 3%, atëherë banka do të rishikojë politikën monetare. Që nga muaji mars 2020, norma bazë e interesit të lekut është 0.5% dhe prej vitesh ajo ka qenë në trendin stimulues, por tashmë duket se kjo kohë e interesave të ulta po mbaron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *