Subscribe

Edhe Banka e Shqipërisë mbështet projektbuxhetin e qeverise per vitin 2017. Guvernatori Genti Sejko, thotë se Banka Qendrore ka patur ne fokus te sugjerimeve te saj, uljen e borxhit publik, një element ky i cili tashme është reflektuar ne projekt. Ndërsa lidhur me përfundimin e marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Sejko tha se qeveria dhe ekonomia ne tërësi është e maturuar për t’ja dale edhe vete. Këto deklarata, guvernatori i beri gjate konferencës se përmuajshme, ku mori ne analize situatën ekonomiko-financiare te vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *