Subscribe

Rreziku nga kreditë e këqija që kanë 16 bankat e sistemit shqiptar. ka vënë në lëvizje bordin e Bankës së Shqipërisë. Në mbledhjen e fundit këshilli ka miratuar katër rregullore të cilat synojnë të heqin kanosjen që i vjen bankave nga huatë me probleme. Departamenti i mbikëqyrjes është rikonceptuar edhe njëherë, duke i shtuar një sektor që angazhohet me rrezikun e kredisë.
Por vendimi më i rëndësishëm ka të bëjë me uljen e vlerës së pasurive të paluajtshme që janë vënë si kolateral. Për këtë, bankave të nivelit të dytë u kërkohet që të mbajnë fonde rezerve. Bankat, në rastet kur nuk mund të shesin pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme brenda vitit të parë të përfitimit të tyre, krijojnë fonde rezervë për mbulimin e humbjeve. Rënia e çmimeve në tregjet globale ka bërë që vlera e aseteve të disa industrive të lëna peng në banka të bjerë ndjeshëm. Për këtë, ekspertët sugjerojnë ndryshime në kodin civil në mënyrë që shitja të mos bëhet menjëherë, pasi do të kishte humbje të mëdha për bankat. Rregullorja e re detyron krijimin e strukturave të specializuara për të shitur pasuritë e lëna peng në banka. Megjithë nisjen e procesit të ristrukturimit të kredive, Banka e Shqipërisë nuk po frenon dot falimentin e kompanive në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, të cilët kanë dhe pjesën më të madhe të kredive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *